Skip to content Skip to footer

Rreth Nesh

SHTRK është organizatë profesionale në Kosovë e themeluar në vitin 2023 dhe përfaqëson teknikët e radiologjisë.

Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë të Kosovës synon të jetë një burim i dobishëm informacioni si për publikun e gjerë, ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë.

SHTRK është organizatë joqeveritare e krijuar për të promovuar shkencën, praktikën e radiologjis dhe mbrojtejen nga rrezatimi. Aktivitetet tona janë të orientuara kryesisht drejt përmirësimit të kujdesit për pacientët në mjediset e kujdesit shëndetësor.

Qëllimet janë përmirësimi i edukimit, inkurajimi i kërkimeve shkencore, duke zhvilluar kështu udhëzime të praktikave më të mira. Në veçanti, SHTRK lehtëson zhvillimin e vazhdueshëm profesional të anëtarëve të saj dhe stimulon zhvillimin e roleve në mënyrë që të përmirësojë kujdesin ndaj pacientit dhe të përmbushë kërkesat e shërbimeve shëndetësore.

Ku të na gjeni

Zbulo më shumë
Venue Spaces

Hapi 1: Regjistrohuni

Jeni gati të bashkoheni në komunitetin tonë të Teknikëve të Radiologjisë! Regjistrimi është shumë i thjeshtë dhe ju nevojitet vetëm të plotësoni formularin tonë të regjistrimit.

Hapi 2: Kryeni pagesën

Bëni një kontribut simbolik në xhirollogarinë e Shoqatës. Ky kontribut do të përdoret për të mbështetur aktivitetet e Shoqatës dhe për të zhvilluar projekte të reja në fushën e radiologjisë.

Hapi 3: Merrni përfitime të shumta

Kur regjistroheni si antarë i Shoqatës së Teknikëve të Radiologjisë, ju do të merrni qasje në materiale informative dhe të udhëzueshme në fushën e radiologjisë.

SHTRK © 2024. All rights reserved. Website by Hostinkos