Shoqata e Teknikëve të Radiologjisë të Kosovës synon të jetë një burim i dobishëm informacioni si për publikun e gjerë, ashtu edhe për profesionistët shëndetësorë.
SHTRK është organizatë joqeveritare e krijuar për të promovuar shkencën, praktikën e radiologjis dhe mbrojtejen nga rrezatimi. Aktivitetet tona janë të orientuara kryesisht drejt përmirësimit të kujdesit për pacientët në mjediset e kujdesit shëndetësor.
Qëllimet janë përmirësimi i edukimit, inkurajimi i kërkimeve shkencore, duke zhvilluar kështu udhëzime të praktikave më të mira. Në veçanti, SHTRK lehtëson zhvillimin e vazhdueshëm profesional të anëtarëve të saj dhe stimulon zhvillimin e roleve në mënyrë që të përmirësojë kujdesin ndaj pacientit dhe të përmbushë kërkesat e shërbimeve shëndetësore.